AKI: Garojmë me 23 kandidatë për kryetar komune dhe 34 lista për këshilltarë komunalë

AKI: Garojmë me 23 kandidatë për kryetar komune dhe 34 lista për këshilltarë komunalë

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas AKI-së, ky proces nuk është vetëm një garë elektorale, por një referendum gjithëpopullor për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe të ardhmes evropiane të vendit tonë.


“Aleanca Kombëtare për Integrim garon me 23 kandidatë për kryetar komune (përfshirë Qytetin e Shkupit) dhe me 34 lista për këshilltarë komunalë në gjithë vendin”.Tetori është momenti i së vërtetës. Është ora e mobilizimit kombëtar. Është koha që çdo qytetar, çdo i ri dhe e re, çdo familje që beson në barazi dhe të ardhme evropiane, të ngrihet në këmbë në mbështetje të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ky është referendumi i dinjitetit. Ky është vullneti i popullit”, thuhet në njoftimin e AKI-së. Lista e plotë e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Bartësve të listave për Këshilla Komunalë:

Qyteti i Shkupit – Kryetar: Skender Rexhepi – Zejdi, Bartës: Abdul-Selam Selami

Dollnen – Kryetar: Flamur Gjoleka, Bartës: Ramiz Aliu

Çair – Kryetar: Bujar Osmani, Bartës: Kemal Matoshi

Tetovë – Kryetar: Bajram Rexhepi, Bartës: Asaf Abdurahmani

Gostivar – Kryetar: Valbon Limani, Bartës: Valdet Xhaferi

Kërçovë – Kryetar: Fatmir Dehari, Bartës: Ilir Rushani

Saraj – Kryetar: Blerant Ramadani, Bartës: Ilas Veseli

Strugë – Kryetar: Arsim Dalipi, Bartës: Faton Pollozhani

Dibër – Kryetar: Ilirijan Fetahu, Bartës: Artin Spahiu

Studeniçan – Kryetar: Ejup Abazi, Bartës: Avdil Imeri

Zhelinë – Kryetar: Emir Sulejmani, Bartës: Memet Neziri

Vrapçisht – Kryetar: Isen Shabani, Bartës: Evzal Arsllani

Haraçinë – Kryetar: Skender Isufi, Bartës: Arben Mustafi

Pllasnicë – Kryetar: Alija Jahoski, Bartës: Anifija Saitoski

Bogovinë – Kryetar: Besnik Emshiu, Bartës: Arton Aliti

Bërvenicë – Kryetar: Enver Pajaziti, Bartës: Idriz Idrizi

Tearcë – Kryetar: Nazim Taipi, Bartës: Zemri Idrizi

Likovë – Kryetar: Erkan Arifi, Bartës: Zekirija Shahini

Çashkë – Kryetar: Suat Shaqiri, Bartës: Semir Zeqirov

Kumanovë – Kryetar: Selver Ajdini, Bartës: Blerim Iseni

Butel – Kryetar: Isamedin Azizi, Bartës: Linkest Lumani

Resnjë – Kryetar: Maliq Shemshedini, Bartës: Arian Mujedini

Jegunovcë – Kryetar: Nasir Abazi, Bartës: Arbin Sabri

Bartës të listave për Këshilla Komunalë në komuna të tjera:

Shuto Orizarë – Zaim Leskovica

Manastir – Valdeta Musai

Sopishtë – Qazim Sulovski

Krushevë – Agim Bajramoski

Petrovec – Remzi Haliti

Çuçer Sandevë – Vait Tusha

Mavrovë – Sead Asani

Gazi Babë – Makfire Iseni

Veles – Llokman Salija

Zelenikovë – Reafik Bekirovski

Karposh – Lirim Kadriu