E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeSportAkademia e Barcelonës po vjen përsëri në Kosovë – Indeksonline.net

Akademia e Barcelonës po vjen përsëri në Kosovë – Indeksonline.net

Akademia e Barcelonës do të vijë përsëri në Kosovë.

Kjo do të jetë hera e katërt që do të mbahet kampi i skuadrës katalanse në vendin tonë.

Ky kamp, i cili do të zhvillohet nga 27 deri më 31 maj 2025 në Kampin Kombëtar të Futbollit në Hajvali, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis KFV Prishtina, UEFA Foundation for Children, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Dhe gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një konferencë shtypi për të zyrtarizuar edicionin e katërt të mbajtjes së këtij kampi./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT