E mërkurë, 21 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeAK e refuzoi për pjesëmarrje në Kuvend, reagon Bajrami: Mund t’i ikni...

AK e refuzoi për pjesëmarrje në Kuvend, reagon Bajrami: Mund t’i ikni një takimi, por jo edhe përgjegjsisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës për të mos marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Bajramit, ky veprim është një justifikim i papranueshëm dhe i kundërshtueshëm, duke e quajtur një shkelje të vetë ligjit që mbështet këtë institucion.

“Autoriteti i Konkurrencës refuzon të marrë pjesë në takimin nesër, duke cituar ‘pavarësinë institucionale’. E pabesueshme, por e vërtetë! Ata e justifikojnë këtë refuzim me nenin 21, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 08/L-056 – Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës, ku thuhet se Autoriteti është një agjenci e pavarur që i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Pra, ata po e shmangin Kuvendin, duke përdorur ligjin që thotë se duhet t’i përgjigjen Kuvendit”, tha Bajrami në reagimin e saj.

Deputetja ka bërë të ditur se ajo kishte planifikuar dy pyetje që do t’ua parashtrohej përfaqësuesve të Autoritetit të Konkurrencës, për të cilat do të ishte e rëndësishme të merrej një përgjigje gjatë takimit të nesërm.

“📌A ka KESCO pozitë dominuese në tregun e energjisë?

Shihni çfarë thotë LIGJI Nr. 08/L-056 – LIGJ PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS

Neni 9 – Keqpërdorimi i pozitës dominuese

1. Ndalohet keqpërdorimi i pozitës dominuese.

2. Ndërmarrja ose grupimi i ndërmarrjeve keqpërdor pozitën dominuese nëse:

2.1. drejtpërdrejt ose tërthorazi vendos çmim të padrejtë të blerjes ose shitjes ose kushte të tjera të padrejta tregtare;

2.2. kufizon prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve;

2.3. zbaton kushte të ndryshme për transaksione të barasvlershme me ndërmarrjet e tjera, duke i vënë ato në pozitë të pafavorshme konkurruese;

2.4. kushtëzon lidhjen e kontratës me detyrime shtesë që nga natyra ose përdorimi tregtar nuk kanë lidhje me objektin e kontratës;

2.5. vendos çmime ose kushte të tjera që kanë për qëllim ose rezultat pengimin e hyrjes në tregun përkatës ose nxjerrjen jashtë tregut përkatës të konkurrentëve të veçantë ose të produktit të tyre;

2.6. i refuzon ndërmarrjes tjetër qasje kundrejt shpërblimit të përshtatshëm në rrjet ose infrastrukturë, duke ia pamundësuar të veprojë si konkurrent.

3. Autoriteti nxjerr akt nënligjor për keqpërdorimin e pozitës dominuese.”

Pyetja tjetër për Autoritetin që po refuzojë të vijnë nesër në takim është:

📌 A keni bërë vlerësimin e konkurrencës në bashkëpunim me ZRRE-në, siç e kërkon Ligji për Energjinë Elektrike?

“LIGJI Nr. 05/L – 085 – LIGJ PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

Neni 26 – Zhvillimi i Konkurrencës

1. Rregullatori, në konsultim me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe me Zyrën e Ndihmës Shtetërore, së paku çdo dy (2) vite duhet të kryejë hetime lidhur me funksionimin e tregut të energjisë elektrike. Raportet e Rregullatorit duhet të publikohen pa vonesë.”

Deputetja kritikoi vendimin për të mos marrë pjesë në Kuvend, duke argumentuar se kjo nuk përbën “pavarësi”:

“Në vend që të përgjigjeni me profesionalizëm, ju paskeni zgjedhë të mos vini në Kuvend, por refuzimi dhe heshtja nuk është pavarësi – është thënë më se buti paaftësi. Për pavarësinë s’po flasim fare sepse e dimë sa të pavarur jeni. Ne megjithatë do të jemi nesër në Kuvend, bashkë me përfaqësues të bizneseve, ZRRE-së, KESCO-s dhe nuk do të ndalemi së pyeturi e së kërkuari përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë dhe deformimin e tregut. Ju mund t’i ikni një takimi, por jo edhe përgjegjsisë që ju jepë Ligji. Shihemi, nëse jo nesër, një herë tjetër!” – shkroi Bajrami në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT