Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi, ka thënë se bizneset që kanë fituar masën e pezullimit janë kthyer në treg të rregulluar.
Ajvazi deklaroi se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, zyrtarisht konfirmon që këto biznese janë kthyer në tregun e rregulluar, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se kjo situatë dëshmon qartë se procesi i liberalizimit të tregut është i nxituar dhe i dëmshëm për prodhuesit tanë.
“Kjo konfirmon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë dhe se vendimet e gjykatave janë duke u respektuar. Por, mbetet tejet e dhimbshme që qindra biznese tjera ende presin vendimet e gjykatës, ndërkohë që po detyrohen të nënshkruajnë kontrata për tregun e lirë, duke u përballur me kosto shumë më të larta dhe pa asnjë garanci”, ka thënë Ajvazi transmeton Klankosova.tv.
The post Ajvazi: Bizneset që kanë fituar masën e pezullimit janë kthyer në treg të rregulluar appeared first on Klan Kosova.