E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeAjri po i vret kosovarët – numri i rasteve me kancer në...

Ajri po i vret kosovarët – numri i rasteve me kancer në rritje alarmante (VIDEO) 

Ndotja e ajrit në Kosovë ka arritur nivele shqetësuese, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Sipas pulmologut Flamur Marku, vit pas viti po rritet numri i pacientëve me probleme të rrugëve të frymëmarrjes dhe komplikime serioze shëndetësore, njofton Klankosova.tv.

“Shënojmë një përkeqësim të sëmundjeve ekzistuese, por më shqetësuese është rritja e rasteve të reja, veçanërisht gjatë periudhës së ftohtë, kur ndotja e ajrit kombinohet me viruset dhe sëmundjet sezonale”, tha ai, për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Marku thekson se ajri i ndotur dhe konsumi i lartë i duhanit kanë ndikuar në rritjen e rasteve me kancer, madje edhe tek grupmoshat e mesme.

“Përveç të moshuarve, tani po shohim një numër në rritje të pacientëve më të rinj me kancer të mushkërive”, paralajmëroi ai.

Mjeku apelon tek qytetarët që të shmangin ekspozimin në ajrin e ndotur, sidomos në orët e pikut në mëngjes dhe mbrëmje, si dhe të përdorin maska ose shall për të zvogëluar efektet e ndotjes në frymëmarrje.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon  e mëposhtme:

The post Ajri po i vret kosovarët – numri i rasteve me kancer në rritje alarmante (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498