E premte, 24 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizAjri i ndotur në Kosovë: Rreziku dhe rekomandimet nga infektologu Ramadani (VIDEO)

Ajri i ndotur në Kosovë: Rreziku dhe rekomandimet nga infektologu Ramadani (VIDEO)

Infektologu Hamdi Ramadani ka ngritur shqetësimin për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ai ka theksuar se kjo situatë është shqetësuese, veçanërisht për qytetarët me sëmundje kronike.

Sipas tij, ndotja mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen shëndetësore të pacientëve me probleme kardiovaskulare, duke rritur rrezikun për komplikime të rënda, njofton Klankosova.tv.

Ramadani theksoi se është e domosdoshme që të ndërmerren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ai sugjeroi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, që qytetarët të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura, të shmangin konsumimin e duhanit, veçanërisht në hapësira ku ndodhen fëmijë, dhe të kalojnë kohë në zona malore me ajër të pastër.

Për të dëgjuar intervisten e plotë, ndiqeni videon në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498