“Ajo që më shqetëson është se ai mendon se është një fenomen”, Cassano për Leaon

“Ajo që më shqetëson është se ai mendon se është një fenomen”, Cassano për Leaon

Ish-ylli italian i futbollit, Antonio Cassano e ka kritikuar sërish sulmuesi anësor të Milanit, Rafael Leaon, i cili nuk ia mbush aspak syrin me paraqitjet e tij.

Cassano vazhdon të mendoj se Leao nuk është një fenomen, teksa e ka krahasuar me Riccardo Orsolinin, i cili sipas tij është më i mirë.


“Disa njerëz mund të mendojnë se kam një problem me këtë djalë. Nuk e njoh, nuk kam interes ta takoj, nuk më intereson. E dua shumë futbollin dhe kam pasur nderin e madh të luaj me disa lojtarë fenomenalë”, ka thënë fillimisht Cassano për Viva El Futbol.

“Kur shoh një djalë që nuk mund të gjuajë as me këmbën e djathtë dhe as me të majtën, njerëzit mendojnë se po e ngacmoj – por ky është realiteti. Ai nuk di të luajë me shpinë nga porta, nuk e kupton futbollin dhe nuk mund ta godasë topin siç duhet me asnjërën këmbë. Ai ka shpejtësi – e shtyn topin përpara dhe vrapon, kjo është ajo që mund të bëjë”.

“Ajo që më shqetëson është se ai beson se është një fenomen. Por kjo nuk është faji i tij – është faji i Milanit që e paguan 8 milionë euro. Nëse do të fitonte 1 ose 1.5 milionë euro, do ta gjykoja si çdo lojtar tjetër”.

“Nëse krahasoni performancat e Leaos me ato të Orsolinit gjatë katër ose pesë viteve të fundit, e vërteta është se Orsolini mund të jetë ai që fiton 8 milionë euro, dhe Leao nuk do të vlente as dy. Ky është një fakt”.

“Nuk jam i çmendur pas Orsolinit, por këto janë fakte. Ka të bëjë me performancën dhe qëndrueshmërinë – jo vetëm me golat dhe asistimet. Dhe të mos harrojmë, njëri luan për Bolognën, ndërsa tjetri luan për Milanin përkrah lojtarëve të klasit të lartë”, përfundoi ish-sulmuesi i Italisë. /Telegrafi/