Fitorja 0-2 në ndeshjen e parë në Bruksel, krijoi përshtypjen që ish-kampionët e Evropës, do ta kalojnë lehtë Royale Union SG.
Por kështu nuk menduan këta të fundit, të cilët që 45 minutat e para të duelit të kthimit, kanë barazuar gjithçka.
Disavantazhi prej dy golave, nuk është halli i vetëm për Ajax.
Nga minuta e 25, holandezët kanë mbetur me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit, Davy Klaassen, njofton Klankosova.tv.
Mysafirët golin e parë e gjetën një çerek ore pasi nisi pjesa e parë, me anë të Kevin Mac Allister.
Shpresat se nga “Johan Cruyff Arena” do të mund të dalin të kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira të Europa Ligës, Royale Unionit ia shtoi penalltia e fituar.
Atë e konkretizoi në minutën e 28, Promise David, për rezultatin e pjesës së parë, 0-2
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>