Airbnb do të fillojë të tregojë sesa paguani për një qëndrim përfshirë tarifat e pastrimit dhe detyrime të tjera që në momentin që bëni kërkimin. Përditësimi i cili po lançohet globalisht do të thotë se do të shikoni koston e plotë të rezervimit përpara se të arrini në faqen e përfundimit të tij.
Kompania fillimisht filloi të tregonte çmimet e plota të listemeve në disa vendndodhje në 2019-ën pasi u përball me presion nga Bashkimi Europian për mënyrën sesi zbulon tarifat.
Më pas në SHBA lançoi një opsion që tregon koston e plotë të qëndrimit në rezultatet e kërkimit të Airbnb, të faqeve individuale të listimit dhe hapësirave të tjera të platformës.
Airbnb thotë se afro 17 milionë njerëz kanë përdorur këtë opsion që nga lançimi në 2022 dhe tashmë platforma nuk dëshiron që përdoruesit të shqetësohen për aktivizimin e opsionit sa herë që bëjnë një kërkim.
Përkundrazi tashmë do të shohin një baner në krye të rezultateve të kërkimit që thotë se “Çmimet përfshijnë të gjitha kostot.”
/PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0