Ish-mesfushori gjerman, Toni Kroos po shijon pensionimin e tij.
Gjermani në podcastin e tij lavdëroi yllin e Barcelonës, Pedrin duke e cilësuar si më të mirin në botë në pozicionin e tij.
“Pedri është aktualisht më i miri që ekziston në atë pozicion sipas meje. Pedri, në përgjithësi, është një lojtar që do të të mungojë kur nuk luan, pavarësisht se kundër kujt. Ai jo vetëm që shënon gola, por nuk asiston vetëm për gola. Ai të jep zgjidhje. E pashë se çfarë po bën Pedri këtë sezon dhe vetëm në Ligën e Kampionëve, ai luan më shumë se 52 kundërshtarë për ndeshje. . Ai është më i miri. Dhe nëse të mungon një lojtar i tillë, do ta vëresh”, deklaroi Kroos.
Pedri këtë sezon është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, ku i cili ka bërë 54 paraqitje dhe ka shënuar 6 gola dhe 7 asistime.
Ai arriti të fitonte këtë sezon Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit si dhe po ashtu është në garë për titullin në La Liga dhe atë të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/