Edi Rama, sot edhe zyrtarisht e ka nisur detyrën si kryeministër i Shqipërisë.
Ai do ta drejtojë qeverinë në mandatin e katërt.
Në Kuvendin shqiptar, sot u votua edhe programi qeverisës.
Me këtë rast, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka dërguar urime te miku i tij.
“Të uroj si vëllau vëllaun për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës”, tha Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se sot, nuk ka akt më patriotik kombëtar se sa Shqipëria evropiane dhe ky rrugëtim duhet të mbështetet nga të gjithë.
“Përkushtimi yt dhe i Shqipërisë për integrim europian është shembullor dhe uroj të na shërbejë si nxitje që ti bashkangjitemi edhe ne Shqiperisë në këtë rrugëtim. Edi, të uroj shëndet e mbarësi në këtë mandat kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për rajonin. Të priftë e mbara ty dhe Shqipërinë”, theksoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!