Ahmeti: S`kemi refuzuar asnjë çerdhe, mund ta dëshmoj, vet i kemi ndërtuar pesë (VIDEO)

Ahmeti: S`kemi refuzuar asnjë çerdhe, mund ta dëshmoj, vet i kemi ndërtuar pesë (VIDEO)

Imri Ahmeti, kryetari i Komunës së Lipjanit, ka thënë se gjatë këtij mandate qeverisës i ka ndërtuar pesë çerdhe.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se asnjë çerdhe nuk e kanë ndërtuar me ndihmë të Qeverisë në detyrë.

“Në këtë mandat janë ndërtuar pesë çerdhe në Lipjan, një është ndërtuar në Shalë, një është ndërtuar në Rufc, një në Sllovi, një në Gadime dhe një në Lipjan. Besoj se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë me këto pesë çerdhe sepse ka pasë impakt dhe e shoh ka reflektuar pozitivisht tek familjet dhe qytetarët në regjionet e tilla. Synimi ynë është që të vazhdojmë edhe me pesë çerdhe të tjera në lokalitete të komunë sonë”.

“Këto çerdhe i kemi ndërtuar vet si komunë, nuk kemi refuzuar që të na japin grande është e pavërtetë se është refuzuar, këtë e dëshmojë me shkresa se sa herë u kemi shkruar për projekte të caktuara në këtë rast edhe për çerdhet, në fakt nuk na kanë ndihmuar as për çerdhe, në Lipjan nuk e kanë ndërtuar asnjë”, u shpreh Ahmeti. /Klankosova.tv

The post Ahmeti: S`kemi refuzuar asnjë çerdhe, mund ta dëshmoj, vet i kemi ndërtuar pesë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.