E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAhmeti, Shqipërisë e RMV-së: Rishikojeni Rezolutën e Këshillit të Evropës për Specialen

Ahmeti, Shqipërisë e RMV-së: Rishikojeni Rezolutën e Këshillit të Evropës për Specialen

Një nga ish-themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, në protestën “kundër padrejtësive në Hagë” tha se Gjykata Speciale në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit.

Ahmeti tha se Specialja ka hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë dhe sipas tij, e ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe, e që tha se është burim i gjenocidit dhe krimeve të luftës që Serbia bëri në Kosovë.

“Për më tepër, ajo bashkëpunon me strukturat shtetërore të Serbisë okupatore, duke pranuar si ‘prova akuze’ materialet që ofrojnë, ata që kanë kryer krime”.

“Kërkojmë që përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që janë në Këshillin e Evropës, të kërkojnë rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës së vitit 2011, sepse deri më tash është vërtetuar nga shumë drejtime se kurrë nuk ka ndodhur trafikim i organeve njerëzore nga UÇK-ja, mbi të cilën të pavërtetë është kërkuar me pa të drejtë formimi i Gjykatës Speciale”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Ahmeti tha se shqiptarët nuk pranojnë që historia e tyre të shkruhet nga të huajt, e aq më pak, siç tha ai, nga një gjykatë që s’është kompetente për këtë dhe që i ka humbur integriteti.

The post Ahmeti, Shqipërisë e RMV-së: Rishikojeni Rezolutën e Këshillit të Evropës për Specialen appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT