Kandidati për deputet nga “Koalicioni për Familjen”, Amir Ahmeti sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për politikën e jashtme, duke thënë se ajo nuk duhet të funksionojë me emocione, por siç tha ai, me qetësi dhe interesa.
Ahmeti u shpreh se politika e jashtme duhet të trajtohet me finesë e urtësi si dhe siç tha ai, pa nguti, përcjell Klankosova.tv.
“Politika e jashtme nuk duhet të funksionojë me emocione, por me urtësi dhe me interesa. Mendoj që politika e jashtme duhet ta trajtojë këtë politikën e jashtme me një finesë, me një urtësi, pa nguti, në mënyrë që të marrim edhe modele, tek e fundit jemi shteti më i ri në Evropë, kemi pasur mundësi të marrim modele të shumta”, u shpreh ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


