Ahmeti: Mickoski të mos nxisë gjuhë të urrejtjes, ne kur do të jemi në BE si Shqipëria dhe Bullgaria?

Ahmeti: Mickoski të mos nxisë gjuhë të urrejtjes, ne kur do të jemi në BE si Shqipëria dhe Bullgaria?

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar përkrahësit e Aleancës Kombëtare për Integrim në qytetin e Tetovës.

Ai në fjalimin e tij ndër të tjera dhe se Maqedonia e Veriut ka vetëm një alternativë dhe ajo ësht Bashkimi Evropian.


Ahmeti tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e vazhdon rrugën drejt BE-së, qytetarëve të këtij vendi s’u mbetet tjetër zgjidhje që disa të shkojnë me Shqipërinë, e disa të tjerët me Bullgarinë.

Ai akuzoi kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoskin se po përdor gjuhë të urrejtjes ndëretnike.

“Andaj, mos i ushqe me urrejtje bashkëqytetarët tanë se jo shqiptarët e marrin shtetin, jo Shqipëria, jo Bullgaria. Edhe Shqipëria edhe Bullgaria janë në BE, ne ku do të jemi?”, tha Ahmeti.