Ahmeti feston krah Abdixhikut në Lipjan: Na presin shumë punë bashkë (VIDEO)

Ahmeti feston krah Abdixhikut në Lipjan: Na presin shumë punë bashkë (VIDEO)

Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka festuar bashkë me Lumir Abdixhikun në Lipjan, ku tha se qytetarët e kanë konfirmuar që e vlerësojnë punën dhe angazhimin.

Ai u shpreh se i presin shumë punë, siç tha për ta bërë Lipjanin qytetin më të mirë në Kosovë.

“Ja ku jemi përsëri bashkë, por sonte natyrisht jemi për të festuar fitoren e madhe, fitoren që ju e kemi sjellë, fitoren që ju e konfirmuat, që Lipjani e vlerëson punën, që vlerëson përditshmërinë dhe angazhimin e përditshëm tonin, prandaj unë do të mbetem i angazhuar siç kam thënë dhe siç kam qenë”

“Na presin shumë punë bashkë dhe ne do të vazhdojmë me punë, ta bëjmë qytetin tonë, qytetin më të mirë në Kosovë, sepse e kemi dëshmuar deri tash dhe ju e konfirmuat sot që me punë mund ta zhvillojmë vendin tonë, komunën tonë”.

“Nuk ndërtohet vendi ynë me shpifje, me të pavërteta. Ju sonte e konfirmuat edhe njëherë që une me përgjegjësi do ta barti këtë përgjegjësi që sot ma dhatë dhe ju siguroj që do të punojmë edhe më shumë, bashkë me ju për të ndërtuar komunën tonë, fshatrat tona, qytetin tonë”, u shpreh ai./Klankosova.tv

The post Ahmeti feston krah Abdixhikut në Lipjan: Na presin shumë punë bashkë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.