Lidhur me mesazhet që përçoi shefja e qeverisë evropiane, Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë, në “Edicionin Special”, ka folur ish-ministrja e integrimeve evropiane Mimoza Ahmetaj.
Sipas saj, BE e ka definuar pozicionin në raport me Kosovën dhe në raport me pozicionin e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ahmetaj tutje tha se nuk mundet kryeministri që nuk ka mandat të flas me kompetencë për heqjen e masave, që na hap rrugë në proceset që janë nisur kohë më parë.
Ajo shtroi pyetjen se si mund të flitet për heqje të masave kur nuk ka adresë që do të duhej shkon në Bruksel dhe të bisedonte me palët që të hiqen masat.
“Ajo kërkon që të shtensionohet situata, që të gjendet zgjedhja dhe të formohen institucionet. Por po i afrohemi 1 vjeçarit dhe ne ende nuk kemi qeveri. Jemi gjithsesi shumë mbrapa, le që jemi me procesin integrues të fundit në rajon, por edhe me proceset e krijimi të institucioneve tona të dala nga vota e qytetarëve”, tha Ahmetaj.
“Sigurisht mesazhi i saj kryesor ka qenë të krijohen institucionet dhe hapni rrugë për proceset më tutje. Kosova ka nevojë të ketë institucionet funksionale, fatkeqësi që ne e kemi të parin i cili ka dalë nga zgjedhjet e fundit, dhe për shkak të hendikepit që e ka me numra nuk ka arrit të krijojë qeveri”, vijoi tutje ajo. /Klankosova.tv
The post Ahmetaj: Mesazhi kryesor i Von der Leyen ka qenë të krijohen institucionet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.