Isa Agushi, kandidati për kryetar të Gjilanit nga BNA Anamorava në “Edicionin Special” në Klan Kosova la shpalosur programin e tij me të cilin synon që ta udhëheq qytetin e Gjilanit.
Ai tha se kanë paraparë 63 milionë euro investime për katër vitet e ardhshme, me 21 projekte në programin e tyre elektoral.
Agushi tha se kanë paraparë edhe një qendër turistike, ku do të përfitojnë gastronomia, si dhe premton edhe parkingje nëntokësore si dhe autobusë elektrik urbanë.
Nga BNA Anamorava tha se kanë paraparë edhe shumë projekte të jashtëzakonshme, për rininë, kulturë, sport, shëndetësi, bujqësi e infrastrukturë.
“Me ardhjen tonë në pushtet me të vërtetë kemi shumë punë për të bërë sepse 12 vitet e fundit, Gjilani ka mbetur një qytet i pazhvilluar”, tha Agushi, transmeton Klankosova.tv
Ai shtoi se kryetari aktual, Alban Hyseni nuk do të mbahet mend për asnjë projekt në komunën e Gjilanit, duke shtuar se nuk e meriton ta qeverisë komunën e Gjilanit për 4 vitet e ardhshme.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:
The post Agushi nga BNA Anamorava: Do investojmë 63 milionë euro për katër vitet e ardhshme, me 21 projekte (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.