Agron Kuçi takon afaristët e Junikut: Bashkë për zhvillimin e komunës

Agron Kuçi takon afaristët e Junikut: Bashkë për zhvillimin e komunës

Agron Kuçi, kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, zhvilloi sonte një takim të rëndësishëm me afaristët dhe ndërmarrësit lokalë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisjes dhe sektorit privat për zhvillimin ekonomik të komunës.

Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë dhe aktive, ku biznesmenët junikas dëshmuan kapitalin njerëzor dhe profesional të jashtëzakonshëm që ka qyteti.


Gjatë bashkëbisedimit, Kuçi prezantoi programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke vendosur theksin tek transparenca, përgjegjësia dhe roli i biznesit lokal në përparimin e Junikut.

“Ju ftoj që përmes investimeve tuaja të bëheni bashkautorë të zhvillimit ekonomik, të hapjes së vendeve të reja të punës dhe të suksesit të Junikut. Një qeverisje e përgjegjshme dhe transparente do të jetë partneri më i mirë i sektorit privat,” tha Kuçi.

Takimin e nderuan edhe biznesmenët e suksesshëm, Bajram Krasniqi dhe Fatmir Krasniqi – Buqaj, të cilët me punën dhe reputacionin e tyre kanë arritur suksese jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit.

Ata u shprehën se kontribimi për vendlindjen është një detyrim moral dhe kombëtar.

Mesazhi kryesor i takimit ishte i qartë: biznesi dhe qeverisja vendore duhet të ecin krah për krah për ta bërë Junikun një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fuqishëm ekonomikisht.

“Respekt dhe mirënjohje për secilin që sheh Junikun si një vend ku ia vlen të investosh dhe të jetosh. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin,” përfundoi Kuçi.