E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeAGK ndan çmimet vjetore të gazetarisë

AGK ndan çmimet vjetore të gazetarisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka ndarë çmimet vjetore për gazetari.

Agon Sinanaj u shpall Gazetar i Vitit 2025 për punën e tij në hulumtimin mbi importin e energjisë elektrike për Kosovën gjatë vitit 2025.

Gjatë një viti të tërë, hulumtimi i tij ka zbuluar abuzimet e KESCO-s dhe ZRRE-së, përfshirë përzgjedhjen jashtëligjore të një kompanie të vetme (NoaEnergy Trade), manipulime të çmimeve dhe tregtim të energjisë në të zezë. Ky investigim ka nxitur reagime publike dhe hetime nga Prokuroria Speciale dhe ZRRE.

Vlerë Mehmeti nga KTV fitoi çmimin TV Storja më e mirë, storia ekspozoi blerjet me çmime të fryra për pajisje të shëndetit, të cilat nuk arritën të shpërndahen tek personat me aftësi të kufizuara.

Besarta Hoti, Nacionale.com, fitoi çmimin Ueb Storja më e mirë, e cila dokumentoi keqpërdorimet e fondeve të prindërve nga stafi i çerdhes, duke zbuluar si disa zyrtarë dhe administratorë të çerdhes fituan padrejtësisht nga pagesat e prindërve. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT