E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAGK mirëpret aktakuzën ndaj deputetit Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në...

AGK mirëpret aktakuzën ndaj deputetit Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, dhe një personi tjetër me inicialet U.V., lidhur me sulmet ndaj gazetarëve të ndodhura më 16 qershor 2023 në Leposaviq.

Sipas Prokurorisë, Simiq po akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Ai dyshohet se me dashje ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash, të cilët kanë sulmuar gazetarët me shok bomba, grushte, shqelma dhe mjete të forta si tulla dhe kube betoni, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore te dy prej tyre.

Ndërkohë, i pandehuri U.V. përballet me akuza për veprat penale “Sulmi” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, për përfshirje direkte në përdorimin e forcës ndaj përfaqësuesve të mediave.

AGK ka bërë të ditur se do ta ndjekë nga afër procesin gjyqësor dhe ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

“Asociacioni angazhohet që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023 të marrin dënimet e merituara nga sistemi i drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT