Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa Kufij”, ku Kosova u rendit në vendin e 99-të sa i përket lirisë së shtypit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në reagimin e saj, AGK shprehu zhgënjim për deklaratat e Kurtit në një tubim të partisë së tij, ku ai, sipas tyre, dështoi të adresojë gjetjet e raportit dhe në vend të kësaj, fajësoi gazetarët dhe mediat për rezultatin e dobët.
”Kurti ka ofruar ‘trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media’, që është një përpjekje serioze e e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e tyre, dhe tendencë për të vënë në pikëpyetje profesionalizimin e mediave kosovare”, thuhet në reagim.
AGK gjithashtu kritikoi Kurtin për mosadresimin e çështjeve kyçe që kanë ndikuar në lirinë e mediave në vend, përfshirë miratimin e ligjit të kontestuar për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik në RTK dhe retorikën e zyrtarëve qeveritarë ndaj gazetarëve.
“Kryeministri në detyrë Kurti nuk ka përmendur miratimin e ligjit anti-kushtetues për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik të partisë së tij në Transmetuesin Publik, RTK dhe as fushatën e vazhdueshme të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave, nga zyrtarë të partisë së tij”, theksoi AGK.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);