E hënë, 27 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizAGK-ja pas zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së: Instrumentalizimin për interesa...

AGK-ja pas zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së: Instrumentalizimin për interesa të partisë në pushtet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është e shqetësuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave.

AGK-ja tha se e ka përcjellur me shqetësim mbledhjen e sotme të KPM-së, ku u votua kryetari i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmetit.

“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”.

“AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, AGK-ja tha se Komisioni i Pavarur i Mediave, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovës dhe si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike.

Trysnia e pushtetit, KPM me udhëheqës të ri pa i skaduar mandati kryetarit aktual

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://grookilteepsou.net/act/files/tag.min.js?z=8547498