Ascoiacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me vendimin e paprecedent të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos akredituar asnjë media në gjuhën serbe për përcjelljen e zgjedhjeve të 12 tetorit.
Kërkesat për akreditim si vëzhgues të dhjetëra mediave në gjuhën serbe nga Kosova, janë refuzuar në bllok gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së.
Nga diskutimet e anëtarëve në mbledhje, refuzimi duket i natyrës politike dhe etnike.
AGK-ja e sheh këtë vendim si të papranueshëm dhe që shkon në kundërshtim me vlerat demokratike të Kosovës, dhe lirinë e medias në vend. Mediat në gjuhën serbe në Kosovë, janë të regjistruara në ARBK si biznese, ose në MBP si OJQ.
Qytetarët serbë të Kosovës kanë të drejtë kushtetuese që të informohen për një proces kaq të rëndësishëm në gjuhën e tyre, gjuhë zyrtare në gjithë Kosovën.
AGK-ja inkurajon mediat e refuzuara që të ankohen menjëherë për vendimin në PZAP (neni 54, paragrafi 8 i Ligjit për Zgjedhje), dhe këtë institucion që në mënyrë urgjente të trajtojë dhe rrëzojë vendimin e KQZ-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!