E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/agk-ja-e-mirepret-vendimin-e-supremes-ndaj-kpm-se/AGK-ja e mirëpret vendimin e Supremes ndaj KPM-së - Klan Kosova

https://klankosova.tv/agk-ja-e-mirepret-vendimin-e-supremes-ndaj-kpm-se/AGK-ja e mirëpret vendimin e Supremes ndaj KPM-së – Klan Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme e cila e ka miratuar padinë administrative të Institutit të Kosovës për Drejtësi, kundër Komisionit të Pavarur të Medieve.

AGK-ja tha se IKD-ja me përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, e kishte drejtuar padinë pasi që KPM-ja e ndryshoi rregulloren e brendshme për ta shkarkuar Jeton Mehmetin nga posti i kryetarit dhe në vend të tij e ka emëruar Besnik Berishën.

“Gjykimi i Supremes konstaton ‘se rregullorja është miratuar në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pjesëmarrjes publike’”.

“AGK-ja angazhohet që ky organ kushtetues i rregullimit të mediave audio-vizuele të funksionojë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga politika”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve tha se e kishte vlerësuar të kundërligjshëm ndryshimin e rregullores dhe rrjedhimisht, të kundërligjshëm zgjedhjen e Berishës në krye të këtij institucioni.

The post AGK-ja e mirëpret vendimin e Supremes ndaj KPM-së appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT