Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi, duke e cilësuar të paprecedent personal dhe shumë të rrezikshëm.
Në reagimin e AGK-së shkruhet se deputetja Pacolli e ka shënjestruar gazetaren e Transmetuesit Publik, RTK disa orë pas një interviste të përbashkët në emisionin “Info Plus”, ku ajo u pyet për të gjitha zhvillimet aktuale, duke përfshirë raportimet për përfitimet e mundshme të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit.
“Kjo formë e linçimit të gazetares nga një deputete e zgjedhur është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe u jep platformë mijëra të tjerëve që të vazhdojnë sulmet. AGK-ja e fton deputeten Pacolli dhe të gjithë zyrtarët e tjerë që të përmbahen nga deklaratat e komentet nxitëse kundër gazetarëve, dhe në vend të kësaj të ofrojnë transparencë, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e interesit publik”, shkruhet tutje në reagim.
Ndryshe, Pacolli pas intervistes në RTK, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook shkroi se “gazetarja kishte misionin e porositur nga jashtë” dhe se “pyetjet e saj ishin të dirigjuara”. /Klankosova.tv
The post AGK-ja dënon fuqishëm sulmet e deputetes Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së appeared first on Klan Kosova.