Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe sulm ndaj gazetarëve, ndërsa aktakuzë është ngritur edhe ndaj një personi tjetër, U.V., për sulm ndaj gazetarëve.
Në njoftim AGK ka treguar edhe sa gazetarë dhe kameramanë ishin lënduar.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret këtë aktakuzë, dhe do ta ndjekë nga afër procesin e gjykimit. AGK-ja angazhohet që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023, të marrin dënimet e merituara nga sistemi i drejtësisë”.
“Së paku nëntë gazetarë dhe kameramanë kishin pësuar lëndime trupore, më së rëndi kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, gjatë sulmit të një turme të maskuar, më 16 qershor 2023, në Leposaviq”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
The post AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sulmoi gazetarët appeared first on Klan Kosova.