Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAGK dënon sulmet kibernetike kundër Vox Kosova, kërkon hetim nga Policia e...

AGK dënon sulmet kibernetike kundër Vox Kosova, kërkon hetim nga Policia e Prokuroria

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet kibernetike ndaj portalit Vox Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, AGK u shpreh e shqetësuar për valën e re të sulmeve kibernetike kundër portalit, ndërsa shtoi se llogaria e kësaj media në Facebook në kohët e fundit është mbyllur dy herë, llogaria në TikTok dy herë, kurse ajo në Instagram një herë, transmeton Klankosova.tv.

Asociacioni ftoi Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të zhvillojnë hetimet e nevojshme, për të gjetur dhe dënuar autorët e sulmeve.

“AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit. AGK-ja qëndron në mbështetje dhe solidaritet të plotë me Vox Kosova, dhe të tjera media që kohëve të fundit janë penguar për ta kryer punën e tyre si pasojë e këtyre sulmeve”, thuhet në reagim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT