AGK dënon sulmet e Bashës ndaj gazetarëve: Vazhdimësi e akuzave të tij ndër vite

AGK dënon sulmet e Bashës ndaj gazetarëve: Vazhdimësi e akuzave të tij ndër vite

 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Dimal Basha, në konferencën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku doli për t’u shfajësuar lidhur me punimin ku flitet kundër UÇK-së dhe i njëjti është bashkautor, raporton Klankosova.tv

AGK ka shprehur keqardhje që Basha e ka nisur punën në postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat.

Ai sot deklaroi: “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe.”

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë të papranueshme dhe shumë të rrezikshme të zotit Basha, e cila është vazhdimësi e sulmeve, ofendimeve dhe akuzave të tij ndër vite ndaj mediave. AGK-ja e fton zotin Basha të kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave. Në vend të sulmeve, zoti Basha duhet të tregojë transparencë për të kaluarën e tij dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve e interesimit të mediave për aktivitetin, para se të bëhej kryetar.”/Klankosova.tv

The post AGK dënon sulmet e Bashës ndaj gazetarëve: Vazhdimësi e akuzave të tij ndër vite appeared first on Klan Kosova.