Asistenti i agjentit kryesor të Victor Gyokeres, Jonathan Chalkias, ka zbuluar një prapaskenë interesante të verës, ku deklaroi se Sporting CP kishte marrëveshje me Manchester Unitedin.
Man Utd e kishte prioritet afrimin e yllit suedez, megjithatë në fund lojtari kaloi te Arsenali për 64 milionë funte.
Chalkias, asistenti i agjentit kryesor Hasan Cetinkaya, ka zbuluar një prapaskenë interesante, ku Unitedi dhe Sporting e kishin mbyllur marrëveshjen me qendërsulmuesin, pasi “Djajtë e Kuq” ishin gati të paguanin më shumë se gjiganti londinez.
“Sporting arriti marrëveshje me Man Unitedin prapa shpinës sonë, ishin pajtuar se Unitedi do të paguajë një çmim më të lartë për transferim”.
“Ata e telefonuan 10 herë Hasan (agjentin) dhe ai iu tha jo 10 herë. Donim të shkonim te Arsenali”.
Victor Gyokeres
“Sigurisht edhe ne do ta kishim një përqindje për kalimin te Unitedi, ishte vlerë e lartë financiare. Por, nuk donim ta shtynim që ta pranonte atë ofertë”.
Chalkies gjithashtu konfirmoi se Arabia Saudite i ofroi pagë të çmendur lojtarit.
“Në Arabinë Saudite ai kishte ofertë pagë prej 400 milionë konora neto në vit (rreth 34.5 milionë euro për vit). Pra do të merrte rreth 94 mijë e 500 euro në ditë”.
Gyokeres ndërkohë pritet të jetë titullar për Suedinë këtë të hënë ndaj Kosovës, me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/