E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajme​Agjenda e përbashkët evropiane bën bashkë Kuvendin e Kosovës me atë të...

​Agjenda e përbashkët evropiane bën bashkë Kuvendin e Kosovës me atë të Shqipërisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila deklaroi se mbledhja e dy kuvendeve – Kosovës dhe Shqipërisë – do të mbahet të premten në orën 11:00.

“U njoftuam për takimin e përbashkët, u mor edhe vendimi për agjendën. Takimi i fundit për këtë legjislaturë do të mbahet të premten nga ora 11:00. Synimi i përbashkët është agjenda e përbashkët evropiane”, tha Kusari-Lila.

Nga Kuvendi i Shqipërisë do të jenë të pranishëm 70 deputetë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo theksoi se ka qenë e nevojshme mbajtja e seancave për marrëveshjet ndërkombëtare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT