E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/agjencia-e-menaxhimit-emergjent-apelon-tek-qytetaret-per-kujdes-te-shtuar-kunder-ndezjes-se-zjarreve/Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar kundër...

https://klankosova.tv/agjencia-e-menaxhimit-emergjent-apelon-tek-qytetaret-per-kujdes-te-shtuar-kunder-ndezjes-se-zjarreve/Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar kundër ndezjes së zjarreve – Klan Kosova

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.

Zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë, transmeton klankosova.tv.

”KUJDES: ZJARRVËNIET JANË VEPËR PENALE!

Vlen të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj.

Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Në rast se:
• Hasni ndonjë zjarr
• Dyshoni për zjarrvënie të qëllimshme
• Vëreni tym apo flakë në zona të hapura,
Mos hezitoni të lajmëroni shërbimet emergjente falas në çdo kohë (24/7):
Qendrat Operative Emergjente të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – 112
Shërbimi Zjarrfikës – 193
Policia e Kosovës – 192
Bashkë për siguri, jetë dhe mjedis!
Çdo qytetar ka rol në parandalimin e zjarreve.
Veprimi juaj i shpejtë mund të parandalojë dëme të mëdha, të shpëtojë jetë dhe të ruajë natyrën tonë”.

The post Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar kundër ndezjes së zjarreve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT