Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Në lidhje me këtë ka folur sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Hasnije Ilazi, Kryetare e Këshillit e cila tha se ky është një sukses shumë i madh.
Ajo u shpreh se jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili ka hyrë në regjistrin evropian, përcjell Klankosova.tv.
“Ky është një sukses shumë i madh, sepse jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili ka hyrë në regjistrin evropian dhe është i barabartë tash me të gjitha institucionet evropiane dhe që në njëfarë forme puna jonë dhe jo vetëm puna, njëfarë lloj këmbëngulje, përkushtimi”, u shpreh tutje ajo.
The post Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet në EQAR, Ilazi: Është një sukses shumë i madh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.