Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Prishtinës, duke u larguar të martën pas humbjes 3:0 ndaj Ferizajt në Superligë.
Tovërlani kishte marrë drejtimin e klubit më 25 nëntor. Nën drejtimin e tij, Prishtina ka zhvilluar 15 ndeshje, me bilanc prej katër fitoreve, tre barazimeve dhe tetë humbjeve.
“Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij. FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Aktualisht, Prishtina renditet e treta me 38 pikë, ndërsa Ballkani dhe Drita kanë nga 41 pikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


