E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeAfD-ja shpallet organizatë ekstremiste e krahut të djathtë në Gjermani

AfD-ja shpallet organizatë ekstremiste e krahut të djathtë në Gjermani

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) në Gjermani ka shpallur zyrtarisht partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një organizatë ekstremiste të krahut të djathtë, duke ngritur alarmin për qëndrimet e saj të cilat, sipas agjencisë, bien ndesh me rendin demokratik të vendit.

“Kuptimi i partisë për popullin, i bazuar në përkatësinë etnike dhe prejardhje, nuk është në përputhje me rendin demokratik dhe të lirë,” thuhet në deklaratën e BfV-së, që njoftoi këtë vendim pas analizave të gjera mbi qëndrimet dhe aktivitetet e partisë.

Sipas zyrtarëve të lartë të agjencisë, qëndrimet e partisë dhe drejtuesve të saj “shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor”, theksuan zëvendëspresidentët Sinan Selen dhe Silke Willems.

AfD-ja, e cila u themelua në vitin 2013 si një parti kundër eurozonës dhe më pas u pozicionua si parti antimigrante, doli e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura këtë vit në Gjermani, duke shënuar një rritje të ndjeshme në popullaritet.

Partia më parë ishte kualifikuar si një grup “i dyshuar” ekstremist, por tani pas vendimit të ri, ajo mbikëqyret në mënyrë më të rreptë nga shërbimet e inteligjencës.

AfD e sfidoi këtë cilësim në gjykatë, por nuk pati sukses në përpjekjet për të rrëzuar vendimin e BfV-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT