Opinionisti Sali Rexhaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese do t’u japë edhe një mundësi tjetër deputetëve të legjislaturës së nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, ai ka pohuar kështu kur ishte duke folur për afatin e 26 korrikut që u vendos në Aktgjykimin e Kushtetueses për formimin e institucioneve të reja të vendit.
“Gjykata Kushtetuese na ka lënë të gjithëve mundësi të bisedojmë se çfarë do të ndodh pas 26 korrikut. Sa i përket atij vendimi ai e ka caktuar decitivisht 30 ditë, por e ka lënë mundësinë e hapur. Nuk mendoj se do të merret ndonjë masë drastike të shuhet Kuvendit, deputetëve t’u merret mandate të zëvendësohet me lista të tjera sepse nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për konstituim të Kuvendit”, u shpreh Rexhaj.
Rexhaj theksoi se Kushtetuesja mund të marrë një vendim tjetër, ose mund t’i japë Lëvizjes Vetëvendosje mundësinë e ndërrimit të emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, ose t’ia jep mundësinë për formim të Kuvendit një partie tjetër që i ka numrat.
“Mendoj se Kushtetuesja do të marrë edhe një vendim cilido qoftë ai dhe do t’i japë zgjidhje këtij ngërçi. Sepse kjo na duhet edhe të ardhmen hipotetikisht mund ta kemi këtë situatë edhe në të ardhmen. Kushtetuesja do t’ua japë mundësinë ose do ta obligojë të parin që ta ndërrojë kandidatin ose t’i jepet mundësia dikujt tjetër nëse i ka numrat”, tha Rexhaj. /Klankosova.tv
The post Afati i 26 korrikut për Kuvendin, Rexhaj: Besoj se Kushtetuesja do të marrë edhe një vendim tjetër (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.