Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait rifilloi një orar të kufizuar fluturimesh të hënën në mëngjes, pasi një sulm me dron goditi një depo karburanti në aeroport, duke shkaktuar zjarr.
Linja ajrore Emirates njoftoi se pret të operojë një orar të kufizuar pas orës 10:00 sipas kohës lokale të Dubai, duke shtuar se disa fluturime të planifikuara për sot janë anuluar.
Sipas Zyrës së Medias së Dubait, incidenti u shkaktua nga një dron në afërsi të aeroportit që goditi një nga rezervuarët e karburantit. Autoritetet theksuan se nga ngjarja nuk janë raportuar persona të lënduar.
Ky është incidenti i katërt i lidhur me dron që ndodh në aeroportin e Dubait. Ngjarje të tilla kanë shkaktuar edhe më herët ndërprerje të përkohshme të fluturimeve, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe të lënduar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait përpunon mbi 90 milionë pasagjerë në vit dhe konsiderohet aeroporti më i ngarkuar në botë për trafikun ndërkombëtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


