Aerfal Automotive e rikthen në jetë ikonën e harruar të Porsche

Aerfal Automotive e rikthen në jetë ikonën e harruar të Porsche

Aerfal Automotive, një startup nga Holanda, po kryen një ridizajnim të Porsche 904, një model të rrallë sportiv të viteve 1960.

Ky projekt synon të bashkojë dizajnin klasik me teknologjinë moderne.


Modernizimi do të përdorë një bazë të Porsche 914, duke e përforcuar atë me pjesë nga Multimatic dhe Tuthill për shasinë dhe pezullimin.

Motorri do të jetë një version i ri i një motori me 8 cilindra të përdorur në versionin garues të 904, me një kapacitet prej 4.0 litra dhe rreth 400 kuaj/fuqi.

Pjesë të tjera do të vijnë nga BBS, Brembo dhe Michelin.

Dizajni i jashtëm do të ruajë proporcioni origjinal, me disa përmirësime si dritat LED dhe rrota alumini vintage.

Brendësia do të jetë minimalistike, me instrumente analogë dhe përdorim të lëkurës dhe titanit.

Ky modernizim është një përpjekje për të imagjinuar se si do të dukej Porsche 904 nëse do të ishte zhvilluar me teknologjinë e sotme. /Telegrafi/