Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës.
Teksa ishte e ftuar ne podcastin e Orinda Hutes, modelja tregon se përjetoi vuajtje të përditshme dhe ndjesi të menjëhershme mosgatishmërie për t’u marrë me fëmijën: “Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë.”
Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.‘Ne 1 vit transmetim @mam_orindahuta cdo jave, me personazhe te njohur e jo vetem, një prej gjerave qe kam kuptuar eshte se ju i doni shume personazhet (nenat) qe jane te vertet, te hapur ne brishtesine e tyre, pikat e dobeta e te forta. Keto nena jane shpesh edhe me te komentuarat e te kundershtuara ne komente por ne figuren e plote, me te pelqyerat. Jam shume e lumtur qe kam pasur shume nena te verteta dhe kam mesuar shume prej tyre. Sot ne mam kam nje supermami e cila ka qene shume e vertet ne kete rrefim te memesise. Shume gjera qe i fshehim qofte edhe mendimet me te erreta ajo i rrefen ne kete podcast. @adroladushi vjen si stuhi ne kete episod dhe me shume mesazhe per tu degjuar. Faleminderit super mami qe je ti dhe jam e bindur qe do te duan shume sepse e meriton.– shkruan Orinda Huta perkah videos.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!