Modelja e njohur, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi me publikun një përvojë të dhimbshme nga jeta e saj personale, duke folur hapur për shtatzëninë që e shoqëroi me momente të vështira dhe emocione të forta.
Teksa ishte e ftuar në podcast-in e Orinda Hutës, Adrola rrëfeu se periudha e shtatzënisë i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës dhe se përjetoi vuajtje të përditshme, si dhe ndjenja të menjëhershme mosgatishmërie për të kujdesur për fëmijën.
“Ne momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë”, duke treguar hapur frikën dhe pasigurinë që e shoqëruan gjatë asaj periudhe.
Foto: YouTube
Modelja u shpreh se periudha ishte mjaft e ndjeshme dhe e vështirë emocionalisht, duke përjetuar stres dhe ankth të vazhdueshëm, por gjithashtu mësoi shumë për veten dhe jetën.
Adrola ka vendosur të flasë hapur për këtë periudhë jo vetëm për të ndarë përvojën personale, por edhe për të ndihmuar dhe inspiruar gra të tjera që mund të përballen me vështirësi të ngjashme gjatë shtatzënisë ose kujdesit për fëmijët.
Fansat dhe ndjekësit e saj kanë reaguar me mbështetje, duke e falënderuar për sinqeritetin dhe guximin për të ndarë një moment kaq të ndjeshëm dhe personal nga jeta e saj.
Ajo ndan djalin me ish-partnerin e saj, Adis Patushin, i cili tani është i martuar me Fifin. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com