Jeni mësuar ta shihni Adriatik Kelmendin gjithmonë duke intervistuar të tjerët. Këtë herë ai vjen ndryshe – në stolin e mysafirit të emisionit “Prive” në Klan Kosova.
Gazetari dhe publicisti kosovar ka folur për fëmijërinë e tij, duke thënë se kujtimet më të mira i lidh me detin, pushimet dhe qëndrimin me familjen. Ai tregoi se ka shumë kujtime nga Ulqini, pasi nëna e tij është nga ai qytet.
Autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova tha se frika e tij më e madhe është humbja e njerëzve që i do. Por e brengos edhe kahja që njerëzimi mund të marrë në të ardhmen, duke përmendur këtu zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Kelmendi tregoi se merak në jetë e ka që nuk u bë marinar me profesion. “Prive” nuk e la me kaq – atij iu bë një pyetje hipotetike: Kinse është në një anije me Edi Ramën, Albin Kurtin dhe Behgjet Pacollin.
I kërkohej të bëjë një zgjedhje për secilin politikan, njërin ta hedhë në det, njërin ta shpëtojë dhe tjetrin ta sakrifikojë për njerëzit që jetojnë në një ishull përreth.
E gjithë kjo ngjarje hipotetike kishte për qëllim që Kelmendi të shpëtonte vetën nga fundosja, bashkë me njërin prej këtyre tre figurave të politikës.
Kelmendi tha se do ta shpëtonte Edi Ramën, Behgjet Pacollin do ta dërgonte në ishull, ndërsa Albin Kurtin do ta linte të fundosej. /Klankosova.tv
The post Adriatik Kelmendi përgjigjet në pyetjet pikante të Prive Klan Kosova, kë do e linte të fundoset mes Pacollit, Ramës e Kurtit? appeared first on Klan Kosova.