Klubet futbollistike të Kosovës, edhe këtë janar, si thuajse çdo vjet, po i zhvillojnë përgatitjet për sezonin pranveror në Turqi.
Në Antalia, i ka vizituar edhe i pari i FFK-së Agim Ademi, i cili nga afër po i përcjellë se si po shkojnë punët e skuadrave.
Ademi ishte te hoteli ku po qëndron kampioni i Kosovës, FC Ballkani.
Ai u njoftua nga trajneri Orges Shehu, drejtori sportiv, Omer Bunjaku, rreth përgatitjeve.
Në anën tjetër, kryetari i Federatës së Futbollit, inkurajoi kampionin në fuqi për të vazhduar punën e madhe që klubi po e bënë, duke i dhënë shumë futbollit shtetëror.
Edhe skuadra tjetër nga ky qytet, FC Suhareka, e ka pritur në takim Agim Ademin.
Po në këtë takim ishin të pranishëm edhe nga klubet si: Fc Malisheva, SC Gjilani dhe klubi nga diaspora, FC Kosova Dusseldorf e.V.
Ademi aty pjesëmarrësve iu tha fjalë inkurajuese duke ofruar edhe mbështetjen ndaj tyre.
Ai i vizitoi edhe klubet e tjera si ajo e Dritës së Gjilanit.
Presidenti Ademi, u zotua që do t’i shoh mundësitë për një ndërrim të tapetit të stadiumit ndihmës aty ku dy klubet e qyteti dhe të gjitha shkollat e regjionit të Gjilanit zhvillojnë ndeshjet dhe për shkak të ngarkesës së madhe në atë fushë, tapeti është amortizuar shumë.
Ndër të tjera, ai bëri vizita edhe tek ekipi i Ferizajt dhe Dukagjinit, për t’u njoftuar për punën e përgatitjet që po bëhet atje, njofton Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>