Ademi: Është rritur doza e përkeqësimit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve (VIDEO)

Ademi: Është rritur doza e përkeqësimit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve (VIDEO)

Më 19 tetor, në Maqedoninë e Veriut do të mbahet zgjedhjet lokale.

Lidhur me situatën politike dhe gjendjen shoqërore të shqiptarëve atje ka folur gazetari Nevri Ademi.

Ademi drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka thënë se fushata zhvillohet më tepër në aspektin kombëtar.

Ai theksoi se para ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së nuk ka pasur tensione ndëretnike, derisa tani situata ka ndryshuar.

“Këtu është rritur doza e përkeqësimit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kemi parë edhe parulla në ndeshje sportive ku thirret për vdekje të shqiptarëve këtu në Maqedoni të Veriut”, deklaroi Ademi njofton Klankosova.tv.

The post Ademi: Është rritur doza e përkeqësimit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.