AC Milan merr fitore bindëse te Udinese

AC Milan merr fitore bindëse te Udinese

AC Milan ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Udinese, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

“Rossonerët” fituan me rezultat bindës 0-3, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.


Christian Pulisic kaloi mysafirët në epërsi pasi shënoi nga afërsia, duke përfituar nga një top i kthyer (40’).

Ishte Youssouf Fofana që dyfishoi rezultatin, me një gol tjetër të bukur për ta lënë të shtangur portierin vendas (46’).

Kurse, fitoren e Milanit e vulosi Pulisic pas asistimit të Adrien Rabiotit (53’).

Me këtë triumf, Milani ngjitët në pozitën e tretë me nëntë pikë derisa Udinese bie në pozitën e gjashtë me shtatë sosh./Telegrafi/