E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“Abortoi në tualetet e spitalit…” (VIDEO)

“Abortoi në tualetet e spitalit…” (VIDEO)

E afërmja e saj humbi foshnjën në tualetet e spitalit.

Për këtë, B. H, sinjalizuesja e Kiks Kosovës, fajëson drejtpërdrejtë stafin mjekësor e neglizhencën e tyre.

Përmes postës elektronike, ajo e informoi redaksinë e emisionit për ankesat ndaj Klinikës së Gjinekologjisë dhe gjendjen e rëndë që sipas saj është aty.

B.H, e cila prej 3 vjetësh jeton në Gjermani, fajin për largimin e saj ia lë sistemit të shëndetësisë në Kosovë.

Meqenëse ajo është në fazat e para të shtatzënisë edhe trajtimi në spitalet e Gjermanisë për dallim nga ato të Kosovës, janë si nata me ditën.

Trajtimi që asaj iu bë në Gjermani, thotë të ketë qenë jashtë çdo pritshmërie.

Gjendjen e Klinikës së Gjinekologjisë, B. H e krahason edhe me vendet më të varfra të botës.

E ankesat e grave ndaj reparteve të Gjinekologjisë nuk janë hiç të pakta as nëpër rrjete sociale.

Në një prej faqeve të vajzave në Facebook, pyetjes së një gruaje që ishte në prag të lindjes, për eksperiencat e të tjerave për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, iu përgjigjen plotë gra duke ndarë me të gjithçka.

Njëra prej tyre, uron që edhe armikun mos ta sheh në ato dhoma.

Një nënë tjetër, ndanë të njëjtin hall.

Sipas saj, prej që ka përjetuar lindjen edhe në QKUK por edhe në privat, këtë të fundit ajo thotë se nuk e ndërron me asgjë.

Kjo ngase eksperienca në spitalin e shtetit qe shumë e keqe për të.

Eksperienca e tmerrshme ishte edhe për një nënë tjetër.

Ajo madje u detyrua që të shkoj menjëherë në një spital privat, ngase ishte në rrezik për jetë së bashku me foshnjën e saj.

Këto janë veç disa nga rrëfimet e grave të cilat ndanë me njëra-tjetrën, situatat në të cilat u gjenden gjatë lindjeve të tyre në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës./Klankosova.tv

The post “Abortoi në tualetet e spitalit…” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT