Arientin Abdyli ka rrëfyer për vitet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999, në kohën kur po zhvillohej lufta për çlirim.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha se protesta e sotme është reagim ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetje të gjerë popullore.
“Prishtina gjithmonë ka dalë dhe ka protestuar. Pavarësisht dezinformatave të shumta për UÇK-në, ajo është projekti më i madh shqiptar pas Skënderbeut”, tha ndër të tjerash Abdyli.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
The post Abdyli: UÇK është projekti më i madh shqiptar pas Skënderbeut (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.