Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot një tubim madhështor në Gjakovë.
Para mijëra qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, bëri një zotim.
Ai premtoi përfshirjen e 40 mijë të rinjve në fushën e ICT-së.
Abdixhiku tha ata do të trajtohen për katër vjet në këtë sektor.
“Aty ku kanë vëzhguar ikjen e rinisë, ne kemi programin kombëtar për trajnime në teknologji. Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në katër vite, për të marrë punë, për të marrë paga të larta, për të marrë ëndrrat e mëdha për jetë mes nesh!” tha Abdixhiku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>