E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku tregon kandidaturat që i zytarizuan për kryetarë të komunave

Abdixhiku tregon kandidaturat që i zytarizuan për kryetarë të komunave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në një konferencë për media, pas takimit të kryesisë, Abdixhiku tha se të gjithë emrat në fjalë janë votuar me po, pa asjnë kundërshtim e abstenim.

“Në këtë mbledhje me unanimitet të plotë me vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u zyrtarizuan këto kandidatura: Për Prishtinë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj”.

“Për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv

The post Abdixhiku tregon kandidaturat që i zytarizuan për kryetarë të komunave appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT