Abdixhiku takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, flasin për proceset integruese

Abdixhiku takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, flasin për proceset integruese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale.

Bëhet e ditur se në takim, Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

The post Abdixhiku takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, flasin për proceset integruese appeared first on Klan Kosova.