Kandidati për kryeministër të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë qendrore të LDK-së, ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Në takimin me ambasadorin, Abdixhiku njofton se bisedoi për rrjedhën e tubimeve dhe për projektet e mëdha që ai synon t’i realizojë në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit, njofton Klankosova.tv.
Poashtu, kreu i LDK-së, kandidat për kryeministër, thotë se para ambasadorit u zotua që pas 9 shkurtit, Republika e Kosovës do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar, si dhe do të avancojë interesat strategjike.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>